LUSHNJË/ Trupi i pajetë i një burri gjendet në një kanal kullues

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë fshatit Goricaj, ku është gjetur trupi i pajetë i një burri në një kanal kullues. Sipas informacioneve paraprake, viktima M.GJ 65-vjeç ishte shpallur i humbur nga familjarët, pasi nuk ishte kthyer në banesë që prej mbrëmjes së kaluar, kur kishte qenë në një lokal.
Trupi është zbuluar nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet se burri mund të jetë mbytur, por ende nuk përjashtohet as ndonjë shkak tjetër. Trupi është dërguar në morg për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.