AKTUALITETKRONIKË

Lushnjë/ Vodhi steka cigareje në një supermarket, arrestohet 30 vjeçari


Policia e Lushnjës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin me inicialet D.Y., 30 vjeç, i cili në orët e para të ditës së sotme, ishte futur nga dritarja e një supermarketi dhe grabiti 5 steka cigaresh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas njoftimit, policia menjëherë u angazhua për të identifikuar autorin dhe me pas arriti ta arrestojë në flagrancë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rezulton se 30-vjeçari është dënuar edhe më parë për vjedhje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lushnjë/Vodhi steka cigareje në një supermarket, identifikohet dhe arrestohet 30 vjeçari.

Pas një njoftimi të marrë nga salla operative se në orët e para të mëngjesit, një person i paidentifikuar ishte futur nga dritarja në një supermarket dhe kishte vjedhur disa steka cigaresh, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas rezulton të ketë vjedhur 5 steka me cigare në supermarket.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button