KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë – Zbardhet një vjedhje e ndodhur gjatë natës në Savër, arrestohet njëri nga autorët, tjetri shpallet në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë finalizuar me sukses veprimet hetimore për zbardhjen e një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen “Savër”, Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas kallëzimit të shtetasit I. S., se i kishin vjedhur 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në biznesin e tij, policia organizoi menjëherë punën hetimore dhe operacionale. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe provat e grumbulluara, u bë identifikimi i autorëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat, u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij të fundit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, hetimet janë ende në vijim për të zbardhur vjedhje të tjera të mundshme të kryera nga këta shtetas.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button