BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Makina hyri në mes të turmës së njerëzve në Liverpool, policia përjashton aktin e …

Pas plagosjes me automjet të mjaft njerëzve, kur ai mësyu masën e njerëzve në Liverpul, policia nuk e kategorizoi aktin si “terrorist”. Këtë e deklaroi zëvendëspresidentja e policisë së qarkut administrativ, Jenny Sims. Autoritetet e shohin sulmin si një “incident të izoluar”. Sims tha se nuk po zhvillohen kërkime për “persona të tjerë në këtë drejtim”.

Reklama në FieriWeb

Shumë njerëz u plagosën, kur një automjet me ngjyrë të errët depërtoi mes turmës së njerëzve duke përplasur shumë vetë të hënën (26.05.) në mbrëmje, mes tyre edhe një fëmijë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Shoferi i automjetit ndërkohë është ndaluar, njoftoi policia në platformën X. I arrestuari është një 53 vjeçar britanik dhe vjen nga zona e Liverpulit. Hetimet po vazhdojnë. Ende nuk është zbardhur sfondi i ngjarjes. Kjo ndodhi gjatë kohës që tifozëria festonte fitoren e klubit të futbollit FC Liverpul. Në rrjetet sociale u shpërndanë imazhe, që tregojnë ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Forca të shumta të shërbimit të urgjencës erdhën në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës North Ëest komunikoi: “Po verifikojmë gjendjen dhe po punojmë bashkarisht me ekipet e tjera të emergjencës. Prioriteti ynë është, që njerëzit të marrin sa më parë ndihmën mjekësore, për të cilën kanë nevojë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ekipi i futbollit festonte fitoren

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ekipi i futbollit po udhëtonte në qytet me një autobus të hapur i brohoritur nga tifozët në një itinerar dhjetë maile mespërmes qytetit pas fitores së titullit kampion. Në këtë festë të fitores pritej të merrnin pjesë gati një milionë vetë. Në orën 18:00 sipas orës lokale policia mori njoftime për një aksident. Fillimisht bëhej fjalë prej këmbësorëve për një aksident. Televizioni Sky News citoi një dëshmitare okulare, që bënte fjalë për njerëz që bërtisnin. Një makinë kishte depërtuar mes turmës së njerëzve.

Kryeministri Starmer reagoi i shokuar

Kryeministri britanik Keir Starmer shkruajti në platformën X, se ngjarjet në Liverpul janë tronditëse. “Jam me mendje pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese”, tha Starmer. Ministrja e Brendshme Yvette Cooper bëri fjalë për “skena vërtetë shokuese dhe të tmerrshme”./DW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button