KRONIKËSTAR CHANNEL
Makina kthehet përmbys në aksin Fier–Libofshë, lëndohet drejtuesja

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12:50, në aksin Fier–Libofshë, në vendin e quajtur Reth Libofshë.
Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Si pasojë, është lënduar drejtuesja e mjetit, shtetasja A. P.
E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.




