KRONIKËSTAR CHANNEL
Makina përmbyset në rrugë në Mezhgoran të Tepelenës, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mezhgoran, në aksin Ura e Leklit – Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur dhe drejtuesi i tij ka mbetur i lënduar.
Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë makinën e përmbysur në anë të rrugës dhe shoferin që qëndron jashtë automjetit, i dëmtuar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërriti policia dhe një ambulancë, e cila i dha ndihmën e parë të lënduarit dhe e transportoi drejt spitalit.
Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim nga grupi hetimor.




