Makina s’do të përdoret çdo ditë, por sipas targave, Memaj: Do të përmirësojë qarkullimin e trafikut
Propozimi i ri për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të fushës.
Sipas këtij propozimi, automjetet do të mund të qarkullojnë sipas një sistemi targash, ku ndalohet qarkullimi i automjeteve në ditë të caktuara, duke u bazuar në numrin e targës së makinës.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj e ka cilësuar këtë nismë si një hap pozitiv ndërsa thekson se kufizimi i qarkullimit sipas targave do të ndihmojë në përmirësimin e trafikut
Megjithatë, Memaj, thotë se është e rëndësishme që të gjithë aktorët e përfshirë të ulen në bisedime ku të kihen parasysh nevojat e të gjitha grupeve të interesit në mënyrë që të mos kemi penalizime
Propozimi për kufizimin e qarkullimit do të hidhet për konsultim publik në ditët në vijim. Kjo masë ka për qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë në sektorin e transportit.