Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Maliq-Pogradec, humb jetën 28-vjeçari
Aksident me një të vdekur e një të tjetër të plagosur në aksin rrugor Maliq – Pogradec, ngjarje e cila ka ndodhur në vendin e quajtur “Lapidari” në afersi të fshatit Podgorie.
Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë dy mjete të cilët në rrethana akoma të pasqaruara nga ekspertët e qarkullimit rrugor janë përplasur kokë më kokë.
Përplasja ka qenë e fortë aq sa mjeti që udhëtonte viktima Aurel Çipi është shkatërruar plotësisht ndërsa shërbimit zjarrfikës të Maliqit i është dashur me tepër se një orë për të nxjerrë trupin e 28 vjeçarit.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën edhe drejtuesi i mjetit tjetër
Paraprakisht mendohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve mund të ketë kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë këtë aksident.