Malësi e Madhe/ Kanosën me pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti; arrestohen dy vëllezër, në kërkim 34-vjeçari. Sekuestrohet armë zjarri dhe 4 automjete
Dy vëllezër nga Bajza janë vënë në pranga, ndërsa një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se në aksin “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan menjëherë punën hetimore dhe operacionale.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në Bajzë. Ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tyre, K. Gj., 34 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se tre shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit të 42-vjeçarit E. T., dhe pasi e kanë ndaluar pranë rrethrrotullimit në hyrje të Koplikut, e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.
Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete të përdorura nga autorët.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.




