BOTARAJONIVISIT ALBANIA

Mali i Zi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë, projekti 20 milionë euro drejt realizimit

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Bunë, duke i hapur rrugën një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

Reklama në FieriWeb

Marrëveshja, e nënshkruar në shkurt 2023 nga kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, u ratifikua më parë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe hyri në fuqi në qershor 2023.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ura e re, e gjatë 380 metra dhe me tre harqe, do të mundësojë kalimin e automjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve. Projekti synon jo vetëm të lehtësojë lëvizjen, por edhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik në rajon.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Financimi, i vlerësuar në 20 milionë euro, do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Studimi dhe projektimi u përgatit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Me ndërtimin e kësaj ure, pritet që udhëtimi midis Ulqinit dhe Velipojës të shkurtohet ndjeshëm, duke krijuar një rrugë të re dhe më të shpejtë për banorët dhe turistët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button