Maliq – Gjendet i pajetë 45-vjeçari në fshatin Plasë, dyshohet aksidentale
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Plasë të Maliqit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një banese. Viktima është identifikuar si Eduard Çarçani, i cili jetonte i vetëm prej disa kohësh, pas divorcit, ndërsa më herët ka qenë emigrant në Itali së bashku me familjen.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Çarçani ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese që nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri rrethues. Gjatë këtij momenti, bluza e tij ka mbetur e fiksuar në kangjellat e murit, çka dyshohet të ketë shkaktuar mbytjen aksidentale. Po ashtu, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.




