KRONIKËSTAR CHANNEL
Mallakastër – Forcat e ushtrisë i bashkohen operacionit për shuarjen e zjarrit në Drenovë

Tridhjetë forca të ushtrisë i janë bashkuar mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave bashkiake për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha në Drenovë të Mallakastrës.
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer.
Aktualisht po punohet me mjete rrethanore nga toka, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se pritet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.




