KRONIKËSTAR CHANNEL
Mallakastër/ Nusja dhunon vjehrrën, procedohet penalisht 31-vjeçarja nga Ballshi

Një rast dhune në familje është regjistruar në Mallakastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen F. Y., 31 vjeçe, banuese në Ballsh.
Sipas Policisë, 31-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila për pasojë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.




