AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mallakastër/ Vijojnë aktive vatrat e zjarrit, zjarrfikësit në terren prej 5 ditësh

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në disa zona të Mallakastrës, ndërsa zjarrfikësit po punojnë nga toka për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aktualisht ndërhyrja vijon në zonat Drenie, Greshicë, Vlosh dhe Panahor, ndërsa situata mbetet e vështirë në pyllin e Ribanit-Drenies.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prej 5 ditësh ekipet zjarrfikëse janë në terren në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Puna vështirësohet nga era e fortë, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, e cila favorizon përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Forcat në terren vijojnë betejën me zjarrin për të izoluar vatrat aktive dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Situata në Mallakastër mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button