KRONIKËSTAR CHANNEL

Mallakastër – Zbulohet dhe asgjësohet parcelë me 1881 fidanë kanabis, arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë

Policia e Mallakastrës ka finalizuar një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër zbuluan një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë të llojit cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me djegie.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në momentin e ndërhyrjes, dy shtetas u kapën në flagrancë duke ujitur bimët narkotike dhe u arrestuan menjëherë. Bëhet fjalë për:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  • A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë
  • E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë

Të dy u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën:

  • një armë sportive,
  • 12.400 euro,
  • 400 paund dhe
  • rreth 900.000 lekë të reja,
    të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

📞 Qytetarët mund të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button