Mallakastra feston Çlirimin me super-show; Helldrift “çmend” qytetin
Bashkia Mallakastër ka festuar në mënyrë të veçantë Ditën e Çlirimit, me një sërë aktivitetesh që kulmuan në qendër të Ballshit. Spektakli Helldrift, i zhvilluar për më shumë se tre orë, solli ritëm, atmosferë dhe adrenalinë, duke mbledhur dhjetëra të rinj dhe qytetarë të të gjitha moshave në një event që u organizua për herë të parë në qytet.
Ngjarja u shoqërua me efekte speciale dhe muzikë energjike, duke e kthyer sheshin qendror në një hapësirë festive. Festimet për Ditën e Çlirimit u përmbyllën me koncertin festiv, ku i ftuar special ishte këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, i cili ndezi atmosferën me performancat e tij.
Aktivitetet u pritën me interes të madh nga komuniteti, duke e bërë këtë vit një ndër kremtimet më dinamike në Mallakastër.




