Manastirliu nga Fieri hap fushatën “Zgjidh zanatin”: Ligji për studentët garanton punësim të sigurtë
E teksa bojkoti i studentëve të mjekësisë ka hyrë në javën e katërt, nga Fieri, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka pohuar se ligji për punë të detyruar për studentët e mjekësisë është një ligj mundësues që ofron për studentët në përfundim të studimeve të tyre mundësinë për të punuar disa vite në profesionin e mjekut e madje të specializohen gjatë këtyre viteve duke u ofruar punësim dhe garantuar dhe një kredi me interes zero nga shteti.
Pjesa më e madhe e studentëve do të jenë në Shqipëri ka thënë Manastirliu dhe për këtë arsye duam t’u garantojmë punësimin e sigurt.
Ministrja e Arsimit ka zgjedhur Fierin për të hapur fushatën “ Zgjidh zanatin” e cila ka në fokus arsimin profesional si mundësi e artë për të plotësuar mungesat në tregun e punës.