AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Manastirliu: Paga mesatare e mësuesit do jetë 950 euro


Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Kjo Javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, duke folur për sistemin arsimor në vend, deklaroi se ministria që ajo drejton do vazhdojë të mendojë për mësuesit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Manastirliu deklaroi se paga mesatare e mësuesit përgjatë vitit 2024 do të jetë 950 euro. Ministrja përmendi një sërë sfidash të arsimit, që nga dixhitalizimi deri tek faktorët demografikë dhe social e ekonomik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ministria e Arsimit do të mbështesë mësuesit. Paga mesatare e një mësuesi do të kapë vlerën e 950 euro. Patjetër që nuk do të ndalemi këtu. Ne po bëhemi gati të nisim trajtimin e mësuesve. Trajtimi i mësuesve do të bëjë që të rritet niveli i tyre dhe për rrjedhojë edhe nxënësit do të marrin njohuri më cilësore.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një sfidë e arsimit është fakti që është prekur së tepërmi nga dixhitalizimi. Gjithashtu edhe sfida e zhvillimeve demografike, apo sfida e zhvillimeve ekonomike janë çështje që ne i kemi prioritet. Gjithashtu, Ministria e Arsimit po mendon për rregullimin e infrastrukturës tërësore në shkolla. Kemi futur programet e karrierës në shkolla dhe gjithashtu prioritet i kemi dhënë edhe arsimit profesional ”, deklaroi Manastirliu./Balkanweb

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button