Marrëveshja për mineralet e rralla dhe lufta në Ukrainë/ Nis takimi mes Trump dhe Zelensky

Nis takimi mes presidentin amerikan, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksyy po takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Dy presidentët pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia.
Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpenzuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.
Nga Zyra Ovale Trump tha se marrëveshja bën sens për të dyja shtetet dhe se është një angazhim i madh për SHBA-në ndërsa Zelensky shtoi se ky dokument do jetë një hap para për Ukrainën.
“Nuk do ketë më luftime dhe shpresoj të mos ketë më nevojë të dërgojmë armatime në Ukrainë”, tha presidenti Trump.