AKTUALITETSTAR CHANNEL

Marsela Topi: Policia e Shtetit ka nevojë për drejtim të fortë, Skënder Hitaj figura e duhur

Në prag të përzgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit, besoj se ky është një moment që kërkon më shumë se një emërim formal. Është një vendim që duhet të reflektojë qartë drejtimin që duam t’i japim sigurisë dhe rendit në vend.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej vitesh, sfida më e madhe e këtij institucioni mbetet jo vetëm përballja me krimin, por edhe rikthimi dhe forcimi i besimit të qytetarëve. Kjo nuk arrihet me masa të përkohshme, por me një drejtim të qëndrueshëm, profesional dhe me vizion afatgjatë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në këtë kuadër, shpreh bindjen time të plotë se Skënder Hitaj është figura e duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit drejt një standardi më të lartë. Ai përfaqëson një profil që mund të kontribuojë në ndërtimin e një strukture të denjë, të krahasueshme me modelet më të mira të vendeve europiane.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sot, më shumë se kurrë, Policia e Shtetit ka nevojë për një drejtim që nuk bën kompromis me profesionalizmin dhe integritetin. Një drejtim që vendos qytetarin në qendër dhe ligjin mbi gjithçka.

Reklama në FieriWeb

Zgjedhja që do të bëhet nuk duhet parë si një procedurë, por si një mundësi për të kthyer një faqe të re për këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Marsela Topi – fieriweb.com

Related Articles

Back to top button