Marsela Topi: “Sot më shumë se kurrë e kam dashur Fierin!” Fieri si Europa, opozita në tymnajë

Gazetarja Marsela Topi ka ndarë një reflektim personal mbi atmosferën pozitive që përjetoi në sheshin “Europa” në Fier gjatë një dite fushate, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ajo përshkruan ndjesinë e një qyteti të transformuar, me investime që kanë ndryshuar imazhin e Fierit dhe me një energji të re mes fëmijëve, artit dhe gjallërisë qytetare.
Në postimin e saj, Topi vlerëson mënyrën se si Kryeministri Rama ndërveproi me qytetarët, si dhe rolin e Drejtueses Politike të Qarkut Fier, Belinda Balluku, e cila sipas saj “e tundi Fierin” me angazhimin e saj. Ajo kritikon opozitën për përpjekjen për të deformuar momentin, duke e cilësuar reagimin e Gazment Bardhit si një përpjekje të dështuar për të krijuar perceptime politike të pavërteta.
“Po jo mo Gazi, më beso mua, nuk jam kandidate për deputete, as andej nga krahu jot, as nga krahu i Ramës,” shkruan Topi, duke theksuar se qëndrimi i saj vjen nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë dhe profesional i të gjitha zhvillimeve të fushatës.
Ajo e mbyll reagimin me një mesazh të fortë: “Belinda Balluku si drejtuese politike e tundi Fierin, ndërsa Gaz Bardhi vijon të merret me cic-mice… ose e thënë ashtu popullorçe fare: Pirdh, pirdh se lirohesh Gazi!
Marsela Topi:
Sot më shumë se kurrë e kam dashur Fierin! Sot e ardhmja mu duk më premtuese se kurrë. Mes fëmijëve të panumërt në sheshin “ Europa” , në këtë ditë plot diell, buzë shatërvanit të kristaltë me pikturat plot ngjyra , dita mori tjetër kuptim. Gjithcka ishte njëlloj si në sheshet ku kam shëtitur jashtë vendit. U ndieva mirë me thënë të drejtën. I thashë vetes, ja edhe ne mund të bëhemi si ata, s,na mungon asgjë.! Kujtova ditët kur Fierit i mungonin shumë investime, që i jepnin imazhin e një qyteti mjeran , të pashpresë e larg pritshmërive se një ditë gjërat mund të ndryshonin për mirë, por ja që sot ai imazh mbetet pjesë e së kaluarës . Ato gumëzhima fëmijësh energjikë, të lirshëm, pa komplekse , të zhytyr në botën e tyre ishin kaq magjepëse. Askush prej tyre nuk u step kur pa kryeministrin Rama t’u afrohej e ti përshëndeste . Dhe këtë rrugëtim mes tyre zgjodhi ta shijojë vetëm i pashoqëruar në një moment nga Drejtuesja Politike e Qarkut Belinda Balluku, të cilës i përshpëriti ta priste disa minuta për të vijuar së bashku turin e takimeve intensive në vijim. Përpjekja dëshpëruese e opozitës për ta keqpërdorur dhe keqinterpretuar politikisht këtë moment si injorim të Kryeministrit ndaj bashkëpunëtores më të afërt të tij, ishte më shumë se bajate. Realisht të dyja forcat politike kryesore kanë gjynahet e tyre, dhe ende vijojnë të jenë ose “ e keqja më e madhe” , ose “ e keqja më e vogël” për vendin, në një kohë që fatkeqësisht “ alternativa më e mirë” mbetet akoma utopi në tranzicionin e tejzgjatur. Sot vërtetova edhe një herë se opozita fierake jo më kot qëndron në statusin pasiv të defiçiencës shumëvjeçare përballë socialistëve me taban, të mirëorganizuar dhe të sigurt në rrugëtimin drejt 11 mandateve në 11 Maj. Betejat politike nuk kanë sens të bazuara në tymnaja e thashethemnaja, por duke mirëmenaxhuar potencialet e secilës forcë politike. Fieri dhe fierakët i treguan edhe një herë sot opozitës se duhet të zbresi nga kometa Halley. Gaz Bardhin e pamë dhe lexuam ne statusin e tij te thoshte se Kryeministri e braktisi Ballukun!! Po jo mo Gazi me beso mua nuk jam kanditate per deputete as andej nga krahu jot, as nga krahu i Ramës, madje madje ne respekt të profesionit te gazetarisë nuk i kam kursyer kronikat kritike per shume problematika qeverisëse. Në keto radhe eshte qendrimi dhe opinioni im duke parë nga afer cdo detaj te fushates cdo dite si nga PS-ja ashtu dhe tek opozita. Per sa pashë dhe për sa kam ndjekur deri tani permbylltazi deshiroj te them se Belinda Balluku si drejtuese politike e tundi Fierin ndërsa Gaz Bardhi vijon te merret me cic-mice ose e thënë ashtu popullorçe fare : Pirdh , pirdh se lirohesh Gazi”!