AKTUALITETSTAR CHANNEL

Marshim sensibilizues në Fier kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, me pjesëmarrjen e Bashkisë, Policisë dhe shoqatave joqeveritare

Në Fier u zhvillua sot një marshim sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të Bashkisë Fier, punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe shoqata joqeveritare që veprojnë në mbështetje të viktimave të dhunës dhe promovimin e të drejtave të grave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pjesëmarrësit parakaluan në pedonalen e qytetit prane (xhamise )duke mbajtur pankarta dhe mesazhe ndërgjegjësuese, ndërsa u theksua domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aktiviteti u zhvillua si pjesë e fushatës ndërkombëtare, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe nxitjen e reagimit të komunitetit ndaj çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button