AKTUALITETKRONIKË
Masakër në Shkodër/ 2 viktima nga të shtënat me armë zjarri
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, ish lapidari i 5 heronjve.
Paraprakisht dyshohet për dy persona që kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë të plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.
Dyshohet se viktimat kanë, qenë duke lëvizur me një automjet “S class”.
Dyshohet për 2 autore, me kallashnikov.