KRONIKËSTAR CHANNEL

Masakra brenda gjykatës së Apelit! Ishte palë në çështjen e pronësisë, autori hapi zjarr drejt gjyqtarit gjatë shqyrtimit të rastit

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse që ndodhi brenda një salle gjyqi në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Raportohet se autori i identifikuar tashmë si shtetasi Elvis Shkëmbi ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në një çështje pronësie që ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ndërroi jetë vetëm pak momente më parë, rrugës për në spital.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mësohet se gjyqtari Kalaja ka qenë duke shqyrtuar një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Në një moment gjatë shqyrtimit autori ka pretenduar se ishte palë e dëmtuar dhe aty ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, me të cilën ka qëlluar drejt gjyqtarit Kalaja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Raportohet se, përveç viktimës, janë plagosur edhe dy persona të tjerë – një baba dhe i biri. Njëri prej tyre ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, por fatmirësisht mjekët bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Edhe personi i dytë është në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtim mjekësor.

Reklama në FieriWeb

Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar krimin, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Gjon Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.

Related Articles

Back to top button