AKTUALITETBOTA
Masakra në Milano/ “I vrava të tre sepse…”, dëshmia e 17-vjeçarit: Vëllanë e qëllova teksa flinte. Britmat e tij zgjuan prindërit, por babai…
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në Milano pak ditë më parë, ku një 17-vjeccar vrau me thikë nënën, babanë dhe vëllanë e tij vetëm 12-vjeç.
Ai ka dëshmuar para hetuesve, se fillimisht ka vrarë të vëllanë, ndërkohë që ishte duke fjetur.
Kanë qenë të qarat e të miturit ato që kanë zgjuar prindërit.
“Babai po bërtiste duke më thënë të kërkoja ndihmë, ky ishte edhe momenti që e vrava”, u shpreh ai.
Kujtojmë se fillimisht 17-vjeçari deklaroi se ka qenë babai ai që kishte vrarë nënën dhe djalin e mitur, dhe se 17-vjeçari kishte vrarë të atin pasi pa skenën e tmerrshme.
Më pas ai deklaroi para hetuesve se arsyeja që e çoi në aktin makabër, ishte fakti që ndjehej i huaj.