Masakroi me thikë dy persona në Itali, 30 vite burg për Fatmir Dervishin
Pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku u vranë dhe u dogjën dy persona është dënuar autori i ngjarjes së rëndë. Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.
Mësohet se ai midis natës së 31 dhjetorit 1996 dhe 1 janarit 1997 vrau dy persona. Nga detajet e zbardhura mësohet se një nga viktimat ishte prerë në fyt ndërsa tjetri tjetri ishte masakruar me 27 plagë me thikë dhe një plumb në ballë. Pas vrasjes autori dogji trupat e pajetë me idenë që krimi i rëndë që kreu të mos zbardhej.
Ndërkohë tani pas shumë vitesh autori u dënua ndërsa mohoi para gjykatës që ka qenë ai që i vrau dy viktimat.
“Nuk isha unë,” tha ai por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët profesionistë të Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.
Do e apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, njoftoi avokati i të akuzuarit.
Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa udhëtuan nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Dhe ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre burra të tjerë, më 12 qershor 1998.
Dervishi, i cili ndërkohë kishte ikur, u dënua me burgim të përjetshëm si i arratisur. 30 vjet burg për një bashkëpunëtor, Dridanet Iberisha, dhe 6 vjet për një tjetër, Sami Casmi.
Dy javë më parë të ata gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos. 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri. Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi një çështje të re (e treta në apel).