KRONIKË

Masakroi për vdekje fqinjin, Gjykata dënon me 15 vite burgim Alban Menerin


Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burgim, Alban Menerin, i cili në datën 30 korrik dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konfliktuar me viktimën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukieren.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.

Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeçari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushte në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemorragjisë së brendshme humbi dhe jetën.


Related Articles

Back to top button