KRONIKËSTAR CHANNEL

Mashtronte me krem artizanal në rrjete sociale, procedohet 30-vjeçarja në Berat

Berat – Një 30-vjeçare, e identifikuar si S. D., banuese në fshatin Bilçë, është vënë nën hetim penal për “Fshehje të të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Prodhim të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtetasja akuzohet se mashtronte konsumatorët në rrjete sociale, duke reklamuar një krem me efekt shërues mbi sëmundjet e lëkurës, të cilin e prodhonte në banesën e marrë me qira në fshatin Bilçë. Produkti përgatitej në mënyrë artizanale, duke përzier vajra dhe pa respektuar rregullat për prodhimin e produkteve mjekësore dhe ushqimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në banesën e saj u sekuestruan sasi të kremit, si dhe sende për ambalazhimin e tij, përfshirë kuti dhe etiketa. Kremi shitej brenda dhe jashtë vendit përmes shërbimeve postare private, ndërsa të ardhurat nga ky aktivitet ekonomiko-tregtar u fshehën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet nisën menjëherë pas denoncimit të gazetarëve të emisionit “Stop” dhe u koordinuan me Prokurorinë e Beratit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare identifikuan llogaritë në Facebook dhe Instagram nga ku kryhej mashtrimi.

Reklama në FieriWeb

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon gazetarët për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe të konsumatorit.

Related Articles

Back to top button