Mas*kra e Dobraçit me 4 viktima/ SPAK merr në dorë çështjen, dyshohet se u krye nga një grup kriminal
Masakra e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës do të hetohet nga SPAK. Mësohet se prokuroria e posaçme ka shpallur mos kompetencën për ngjarjen ku mbetën të vrarë katër viktima.
Nga sulmi me breshëri automatiku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Për shkak se mjeti I tyre devijoi nga rruga, goditi motorin me të cilin po lëvizte çifti Flutura e Bashkim Basha që po ashtu humbën jetën nga dëmtimet e marra.
Të paktën 38 gëzhoja u gjetën në vendngjarje ndërsa mes agresorëve dhe viktimave u shkëmbye zjarr.
Gjatë hetimeve u gjet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët, të dyshuar gjashtë, dhe 3 automatikë.
Gjithashtu në makinën ku ishin Lici e Bushati u gjetën pistoleta dhe një karikator i zbrazur. Verifikimet nisën dhe për dyshimet se me ta ishte dhe një person i tretë.
Për shkak se të dhënat flisnin se ai ishte I plagosur kontrollet u zhvilluan në disa klinika, por pa gjetur gjurmë.
Dyshimet janë për hakmarrje mes grupeve rivale e për këtë u morën në pyetje mbi 20 persona por pa ngritur dyshime mbi porositësit, pasi dyshohet se agresorët ishin vrasës me pagesë.
Për shkak se prokuroria e Shkodrës ka gjetur të dhëna se ngjarja ka të bëjë me grupe të organizuara kriminale, u shpall dhe mos kompetenca duke ia kaluar dosjen e plotë SPAK.