AKTUALITETKRONIKË

Mas*kra me tre viktima në Shkodër, dyshohet për dy autorë të shpallur në kërkim nga Policia.


Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se janë shpallur në kërkim zyrtarisht si autor të masakrës së Dobracit ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me tre viktima.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.

Në këtë masakër, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.

Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.
Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave.

Related Articles

Back to top button