Materniteti i Fierit në prag të rikonstruksionit të shumëpritur

Materniteti i Fierit pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, si një nevojë urgjente për përmirësimin e kushteve të shërbimit për gratë dhe vajzat që sjellin në jetë fëmijët e tyre. Shefja e maternitetit, Kozeta Rama, në një intervistë nga gazetari Kristaq Thano për Fieri Web, konfirmoi se projekti është gati të nisë zbatimin, pas premtimeve të përsëritura ndër vite.

Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1974 dhe e rikonstruktuar pjesërisht nga Kryqi Zviceran dhe Gjerman në vitin 1997, vazhdon të përballet me probleme të mëdha infrastrukturore.

Mungesa e nyjeve hidrosanitare dhe banjove brenda dhomave ka ndikuar që shumë gra të zgjedhin të lindin në qytete të tjera, pavarësisht nivelit të lartë të shërbimit mjekësor të ofruar nga stafi.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë premtuar se rikonstruksioni do të nisë së shpejti. Sipas drejtuesve të maternitetit, këtë herë premtimi është më pranë realizimit se kurrë, duke sjellë një transformim të domosdoshëm për sistemin shëndetësor në Fier.

Ktistaq Thano / fieriweb.com