AKTUALITETSTAR CHANNEL
Maturantët e “Janaq Kilica” në Fier mbyllin rrugëtimin shkollor me një ceremoni festive

Maturantët e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier kanë përmbyllur rrugëtimin e tyre në bankat e shkollës së mesme me një event festiv, të mbushur me emocione dhe momente simbolike.
Ceremonia u shoqërua nga një atmosferë gëzimi dhe duartrokitjesh, ku nxënësit, mësuesit dhe prindërit festuan së bashku përfundimin e një etape të rëndësishme arsimore.
Momenti kulmor i aktivitetit ishte hedhja e kapeleve në ajër, një traditë që simbolizon mbylljen e gjimnazit dhe nisjen e një rruge të re për maturantët, të cilët tashmë përgatiten për studimet universitare dhe sfidat e jetës.
Ky aktivitet shënoi një ditë të veçantë për gjeneratën e re, duke lënë pas kujtime të paharrueshme nga vitet e shkollës së mesme dhe shoqëria e krijuar gjatë kësaj periudhe.




