AKTUALITET

Mbështetja e fermerëve, Denaj: 8 kategori që përfitojnë, kriteret


Tetë kategori të fermerëve, nga blegtoria, bletaria dhe bujqësia do të përfitojnë mbështetja nga skema e re kombëtare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj bëri të ditur detajet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Miratuam vendimin, i cili përcakton kriteret për mbështetjen e fermerëve në skemën kombëtare të mbështetjes. Fondi i ri do të mbështesë më shumë se 70 mijë fermerë. Elementet e skemës mbështetëse, për të cilat kemi përcaktuar 8 masa”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga numri i krerëve të mbarështuara në fermë deri tek shuma monetare, kategoritë që përfitojnë:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
  1. -Mbështetja për lopët, në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa mbi 10 krerë në fermë.
  2. -Bagëtitë e imta, me një mbështetje 1200 lekë për krerë, për tufa mbi 100 krerë për fermë.
  3. -Mbështetjen për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.
  4. -Mbështetje për perimet, luleshtrydhet dhe rrushit në tavolina sera me vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë.
  5. -Kemi një produkt të ri, që bimët medicinale, kemi shtuar këtë vit dhe mbështetjen për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë lekë për hektarë, në jo më pak se  1 hektar të kultivuar.
  6. -Naftë për bujqësinë do të vijojë me të njëjtat kritere, por  me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do mundësohen më naftë nëpërmjet bidonave me naftë, por lekë në llogari.
  7. -Mbështetje për certifikimin e fermave organike.
  8. -Kriteret e skemës së naftës vijojnë të jenë të lidhur me sipërfaqen e tokës, jo më pak se 1 ha për fermë do jetë produktiviteti minimal i mbështetjes”./ Revista “Monitor”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button