AKTUALITETKRONIKË

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belgë.

NJOFTIM I POLICISË VLORË/ Himarë

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belgë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas disa orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë morën njoftim se 2 turistë belgë, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.

Related Articles

Back to top button