AKTUALITETKRONIKË

Mbeti i bllokuar më shumë se 1 orë në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën shoferi

Shoferi i cili mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, ka ndërruar jetë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Siç raportohet mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Gjithashtu zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fier/ Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Reklama në FieriWeb

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button