KRONIKË
Mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në Sarandë, 15-vjeçari ndërron jetë në spital
Pak më shumë se një orë pas një aksidenti në Sarandë, ka ndërruar jetë 15-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë.
I ndjeri me iniciale E.Ç., mbeti i plagosur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Sipas policisë, një “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një defekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.