AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mbi 700 vrapues nga 40 vende të botës në Green Half Marathon Berat

Maratona Green Half që do të mbahet në 5 prill në Berat, do të bashkojë vrapues nga më shumë se 40 vende të botës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau ftesën për t’iu bashkuar Green Half Marathon Berat 2026 më 5 prill në Berat.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rama tha se mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km duke sjellë energji dhe emocion.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Garuesit në këtë maratonë do të kalojnë në itinerare që përshkojnë qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”. Ky aktivitet synon të ndërthurë sportin me promovimin e destinacioneve turistike shqiptare, duke e kthyer Berat në një pikë takimi për sportistë dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Reklama në FieriWeb

Përmes aplikacionit TEA app, të interesuarit mund të ndjekin nga afër eventin, si dhe të informohen për detajet e programit dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij maratone.

“Green Half Marathon” konsiderohet një mundësi e mirë për të promovuar vlerat kulturore dhe natyrore të Shqipëria, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e turizmit aktiv dhe të qëndrueshëm në vend.

Related Articles

Back to top button