AKTUALITET

Mbi 85 mijë qytetarë mbërritën në portin e Durrësit përmes porteve italiane, në korrik

Transporti i udhëtarëve nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas vijon të shënojë rritje gjatë këtij sezoni turistik.

Mbi 85 mijë qytetarë kanë mbërritur në portin e Durrësit përmes porteve italiane gjatë muajit korrik, bëri të ditur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Reklama në FieriWeb - “”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ndau sot në rrjete sociale pamje nga ankorimi i trageteve në Portin e Durrësit, ku shihet fluks i lartë i mjeteve dhe pasagjerëve që mbërrijnë në vendin tonë.

“Këtë fundjavë të parë të gushtit pritet të mbërrijnë rreth 15000 pasagjerë, ndërsa administrata portuale dhe ajo doganore punojnë me kapacitete të plota për përballimin e fluksit”, njoftoi MTM.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me të gjitha instancat që operojnë në portin më të madh në vend, kanë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e fluksit të vizitorëve dhe sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button