AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mbijetoi në aksidentin tragjik në Berat, gazetarja pas humbjes së bashkëshortit: Plaga në shpirtin tim s’do shërohet kurrë

Gazetarja Sindi Salaj që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit. Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin” shkruan Sindi Salaj, teksa ndan një fotografi të veçantë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të mitur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit. Ornel Caushaj dhe bashkëshortja e tij Sindi Salaj udhëtonin me makinë, kur janë përfshirë në një aksident të rëndë, që fatkeqësisht i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit. Partnerja e tij mori lëndime të lehta dhe fatmirësisht shpëtoi.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button