FIERI YNË TV

Mbremjen e djeshme Fieri u kthye në qytetin e festës ndërkombëtare të fotografisë dhe fotografëve më të mirë botërorë.


Festivali dhe Konkursi ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus Award” kurorëzoi mbremjen e djeshme fituesit nga e gjithë bota, duke e shndërruar Fierin në qytetin e festës ndërkombëtare të fotografisë dhe fotografëve më të mirë botërorë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“ Masakra e Bucha- s “ eshte fotografia fituese e “Press” Category , e autorit ukrainas Mykhailo Palinchak,  ne edicionin e 14–te te  festivalit te fotografise “ Fokus Award” qe  e shnderroi Fierin ne qytetin e festes nderkombetare te fotografise dhe te fotografeve me te mire boterore, ndersa cmimin prej 1000 euro per kategorine tematike “ Gjerat kane ndryshuar” e fitoi italiani Robbie Mcaintosh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nderkohe fituesit e kategorive te tjera ishin Arian Mavriqi nga Kosova i kategorise “People,”  i kategorise “Live “, Pranad Basak nga India dhe i kategorise “Land” , Vlasov Sulaj nga Shqiperia . Mes emocionesh fotografi kosovar Arjan Mavriqi i cili zuri vendin e pare ne kete gare nderkombetare ne kategorine “ People” me fotografine “ Plaku i vjeter dhe libri” tregoi dhe domethenien e kesaj fotografie e cila ka ne fokus nje plak te moshuar duke lexuar kuranin i cili ka nderruar jete disa muaj me pare, teksa ka theksuar se cmimin se bashku me vleren monetare te tij do tia dorezoje shtepise se te moshuarve ne Prishtine , ku ai ka jetuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nderkohe organizatori i ketij festivali Arben Alliaj, u shpreh se “ Fokus Award” eshte me jetegjati ne rajon dhe ne cdo edicion mbledh rreth tij qindra fotografe profesioniste dhe te apasionuar pas fotografise duke krijuar tashme nje komunitet te konsoliduar dhe nje vemendje te gjere rreth tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Festivali shtrihet ne kohe dhe qytete te ndryshme ku ne te aplikuan 680 artiste dhe kuratoret perzgjodhen per tu perfaqesuar ne kete festival  180 prej tyre nga 25 shtete. Ekspozita do te qendroje e hapur  per rreth dy jave per te gjithe artdashesit e apasionuar pas fotografise.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button