KRONIKËSTAR CHANNEL

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është burri që dyshohet se e ndihmoi, e goditën edhe me sende të forta dhe mjete prerëse

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button