AKTUALITETKRONIKË

Më 15 Mars të këtij viti një trup i pajetë u gjet në një lumë në Ardenne-Seilles në Belgjikë. Dyshohet se viktima mund të jetë shqiptar nga qyteti i Korçës

Për shkak se viktima, e gjinisë mashkull, nuk kishte asnjë dokument identifikimi, autoritetet belge e kanë pasur shumë të vështirë ta identifikojnë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Viktima kishte veshur bluzë e zezë, pulovër gri, xhaketë e zezë nga marka Northville, pantallona ngjyrë kaki nga H&M, pantallona të zeza nga Wedze, kapele jeshile dhe atlete blu Adidas.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu në krahun e majtë, viktima ka një tatuazh ku shkruhet diçka dhe një fytyrë dragoi që nxjerr flakë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas një email-i të mbërritur në redaksinë tonë nga persona që po merren me identifikimin e trupit dyshohet se viktima mund të jetë shqiptar nga qyteti i Korçës, por ende nuk kanë asgjë të konfirmuar.

Reklama në FieriWeb

Ata kërkojnë ndihmën tonë për ta publikuar dhe për të marrë informacione nga persona që mund ta njohin.

Related Articles

Back to top button