POLITIKËSTAR CHANNEL
“Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

Edi Rama: Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë.
Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur.