KRONIKËRAJONI

“Më hodhi në krevat dhe më përdhunoi”, abuzoi me të renë, arrestohet 26-vjeçari në Greqi: Jam i habitur! Më ftoi vetë në shtëpinë e saj

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pas dyshimeve për përdhunimin e një vajze të re, brenda banesës së saj në qendër të Selanikut.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas mediave greke, pas arrestimit, ai është lënë i lirë me kushte kufizuese për akuzën e përdhunimit, por u mbajt në paraburgim për një tjetër çështje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas deklaratës së 22-vjeçares, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit 2022, kur ajo ka takuar të akuzuarin jashtë një lokali nate dhe i ka kërkuar që ta çonte me motorin e tij në banesën e saj, e cila ishte disa kilometra larg.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Pasi mbërritën, sipas viktimës së dyshuar, ai u ngjit me lejen e saj në banesën e katit të dytë dhe më pas e përdhunoi në divanin e shtëpisë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

I pandehuri, i cili është arrestuar me urdhër përkatës, është paraqitur të hënën para prokurorit dhe hetuesisë dhe gjatë deklaratës së tij ka mohuar veprat për të cilat akuzohet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ai dyshohet se ka pohuar se viktima e dyshuar i është afruar dhe i ka kërkuar që ta çojë në shtëpinë e saj dhe se i ka kërkuar gjithashtu të ngjitet në banesën e saj.


Related Articles

Back to top button