AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Më jep 10 mln lekë të blej bagëti”, si u mashtrua 42-vjeçari fierak nga kushëriri i gruas

Bujqësia dhe blegtoria, dikur sektorët më jetikë të popullit shqiptar, sot janë kthyer në dytësorë për shkak të emigracionit masiv të të rinjve dhe mungesës së subvencioneve nga shteti. Mirëpo ka edhe nga ata që të mirën e gjejnë në vendlindje, dhe pavarësisht vështirësive, mundohen t’ja dalin bashkë me familjen, siç është rasti i Erjon Fushës, 42-vjeçarit nga Fieri, i cili punon me bagëti së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Në sezonin e verës ai i shtet bagëtitë pasi kullota që ka në Seman thahet, dhe më pas i blen sërish në vjeshtë. Këtë gjë e mësoi kushëriri i gruas së tij, Klajdi Potka. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Më merr në telefon më thotë, ‘Erjon ku je? Kam nevojë dua të takoj. Më duhen 10 milionë lekë dua të blej bagëti‘”. “I thashë: ‘Po, të pyes edhe gruan’, e cila më tha mos i jep”, tregon z.Fusha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mirëpo pavarësisht se ishin shumë para dhe gruaja s’ishte dakord, 42-vjeçari nuk e bëri zemrën gur dhe ia dha me noter 10 milionë lekë, më datë 16 qershor 2024, pa interesa mujorë, me kushtin që paratë të ktheheshin pas 1 viti, në të kundërt, Klajdi Potka do të detyrohej të paguante në total jo 10, por 15 milionë lekë të vjetra. Njëkohësisht Erjoni e ndihmoi të nxirrte edhe pasaportën, por Klajdi largohet për në Greqi, duke humbur gjurmët, pasi nuk ishte borxhli vetëm tek Erjoni, por edhe tek njerëz të tjerë, që sipas 42-vjeçarit, kishin shkuar tek shhtëpia dhe ia kishin marrë gjënë e gjallë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Kam marrë fëmijën tim me karrocë dore, me gjithë gruan që i kam bërë këto lekë, dhe në fund të m’i marrë Klajdi të më hajë gjakun e fëmijës tim, nuk është mirë. Ato bagëti i kam marrë me borxhe, jam në kredi për veten time. ‘Prit dhe prit’. Çfarë të pres më unë, vajtën 2 vjet. Ai më mori në qafë. Më hëngri në besë. Pse të ma bëjë Klajdi këtë punë mua?”, pyet babai i dy fëmijëve, i cili kontaktoi emisionin “Piranjat” për zgjidhjen e rastit.

Reklama në FieriWeb

Gazetari Freard Rista telefonoi të riun nga Fieri Klajdi Potka, por ai denjoi të përgjigjej sapo kuptoi se telefonata ishte nga emisioni investigativ. 

Related Articles

Back to top button