Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar.
Fotoja që shihni më poshtë është e 33-vjeçarit, Erjon Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij 50-vjeçari Fatmir Talellari, në Greqi, pasi ky i fundit zbuloi se ai ishte kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij 18-vjeçare.
Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu, të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.
50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.