Me kanabis në konvikt për t’ua shitur nxënësve të tjerë, arrestohet 17-vjeçarja
Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” dhe të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe në ambientet e lidhura me to, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, në këto ambiente.
Mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse, arrestohet në flagrancë 17-vjeçarja.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike në këtë trajtë dhe 3 celularë.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, me objektiv kryesor parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, goditën një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë një 17-vjeçare.
Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.
Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.