KRONIKËSTAR CHANNEL

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose t’i kthejë shumën prej 15 mijë eurosh që, sipas pretendimeve, i ishin dhënë si paradhënie për blerjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin, ndërsa po punon edhe për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button