“Më mbroni burrin dhe fëmijën”, 30-vjeçarja që “zhvati” 600 mijë euro: 4 banda na kërcënojnë me jetë, lekët do i ktheja
Gjykata e Tiranës cakton “Arrest me burg” për 30-vjeçaren, Milena Deraj.
Ajo është shprehur para gjykatës se paratë e marra do t’i kthente, sakaq, ka kërkuar mbrojtje pasi tregon që ka marrë kërcënime me jetë.
Përpara gjykatës ajo është shprehur: Më mbroni familjen, burrin, fëmijën, 4 banda na kërcënojnë me jetë. Mora para, por do i ktheja. Mora përsipër të heq burgimin përjetë, jo t’i jap pafajësi. Lekët do ja ktheja.
Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë), u arrestua sepse ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë) të familjes Verracaku, duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.
Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Në këtë rast bëhej fjalë për një mikeshë të sajën, biznesmene nga Delvina.