AKTUALITETKRONIKË

“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg”/ Çfarë i tha Ervin Goxhara kunatit, po përdoret si negociator për vetëdorëzimin e efektivit


Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba shtetasin Lorenc Kosta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas hetimeve ka rezultuar se pas ngjarjes autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ja ka dërguar kunatit të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu menjëherë pas ngjarjes polici ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në zonën e “Freskut” ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet.

Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive të dobëta që punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit kishte një lidhje jashtëmartesore me të.

Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe o municionit”.

Policia njofton se forcat RENEA vijojnë kërkimet për kapjen Goxharës ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

Related Articles

Back to top button